Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Këtë shifër marramëndëse ka çanta e Arta Nitaj

nga Revista Kosovarja

Aktorja dhe modelja shqiptare, Arta Nitaj, shquhet për jetën e saj super-luksoze.

Bukuroshja nga Peja është mjaft aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale, ndërsa nuk i kursen pozat provokuese për fansat e saj.

Ajo më parë ka publikuar një fotografi tërheqëse në llogarinë zyrtare, Instagram, në të cilën shfaqet me një këmishë të bardhë, çantë krahu e me kapelë po ashtu të bardhë.

Moneytizer Paragrafi 4

Kjo dukje joshëse e ish-aktores së “O sa mirë” kushton mbi 2000 euro, në bazë të faqes “What They Wearin”.

Këmisha e brendit ‘Zara’ kushton 23 euro, çanta ‘Louis Vuitton”në vlerë 1390, syzet ‘Louis Vuitton’ gjithashtu kushtojnë 505 euro dhe kapela e ‘Off White’ 110 euro.

Kjo nuk është hera e parë kur modelja mer vëmendje me gjëra të tilla, duke qenë se është një emër mjaft i përfolur në showbizin shqiptar.

Arta po vazhdon të jetë mjaft prezente në rrjetet sociale, gjersa ka ndarë me ndjekësit postime të ndryshme në këtë kohë pandemie globale.

https://www.instagram.com/p/B-QKsmRAOM8/?utm_source=ig_embed

Leave a Comment

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]