fbpx
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
Revista Kosovarja
  • Aktuale
  • Showbiz
  • Kronike
  • Per Jete
  • Kuriozitete
  • Shendetesi
  • Horoskopi
  • REVISTAPa pagesë
Revista Kosovarja
  • Aktuale
  • Showbiz
  • Kronike
  • Per Jete
  • Kuriozitete
  • Shendetesi
  • Horoskopi
  • REVISTAPa pagesë
Revista Kosovarja
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Këto destinacione janë perfekte nëse doni atmosferë krishtlindjesh

nga Revista Kosovarja
2 muaj më parë
në Per Jete
FacebookTwitterWhatsappLinkedin

Atmosfera e Krishtlindjes po fillon të ndihet kudo, por askund më mirë se në markatat festive nuk mund të përjetohet më bukur. Markata apo tregu i parë i Krishtlindjes u hap në dhjetor të vitit 1298 në Vjenë, e më pas përgjatë shekujve, kjo traditë u përhap në të gjithë botën.

Nga Gjermania, në Zvicër, në Nju-Jork, është e vështirë të vendosësh se cili është destinacioni më perfekt për të festuar. Disa prej këtyre markatave janë bërë aq të famshme, saqë janë shndërruar në atraksione turistike më vete.
Gjatë viteve të fundit, një numër tregjesh të njohura festive u detyruan të anulojnë festimet për shkak të pandemisë Covid-19, por këtë vit po rikthehen. Fotot e mëposhtme ju tregojnë disa prej tregjeve më të mira të Krishtlindjeve në mbarë botën për vitin 2022:

1.Tregu i Krishtlindjeve në Bazel, Zvicër:

Ky treg klasik është i ndarë në dy seksione të ndryshme: Barfüsserplatz dhe Münsterplatz. Përbëhet nga gati 200 tezga të dekoruara që shesin erëza, dekorime dhe qirinj.

2.Tregu i Krishtlindjeve në Strasburg, Francë: Që nga viti 1570, ky treg ndriçon qytetin çdo vit, me mijëra drita vezulluese dhe stoli festive.

3.Wiener Christkindlmarkt, Austri: Mund të ketë rreth 20 tregje të Krishtlindjeve në kryeqytetin austriak, por tregu kryesor vjenez është një nga ngjarjet më të vjetra dhe më tradicionale të qytetit.

Spektakli magjik i këtij tregu austriak ofron mbi 150 shtëpiza që shesin ëmbëlsira të shijshme dhe dekorime e dhurata për Krishtlindje

4.Mrekullitë e Dimrit të Brukselit, Belgjikë: Një shfaqje me drita, patinazh në akull dhe shëtitjet në panair janë vetëm disa nga aktivitetet që mund të bëni në këtë markatë ekstravagante.

Turistët në Bruksel gjithashtu mund të vizitojnë shtëpitë e shumta që shërbejnë glühwein, birra belge dhe të gjitha llojet e ushqimeve

5.Tregu i Krishtlindjeve Wenceslas, Pragë: Vizitorët mund të marrin dhurata të bëra në mënyrë artizanale dhe ushqime të vendasve si klobása (sallam çek)

Tregu i Krishtlindjeve i Sheshit të Qytetit të Vjetër, Pragë: Tregu festiv në Sheshin e Vjetër të qytetit ofron argëtim pafund, si shfaqje live, shfaqje kërcimi dhe një spektakël dritash

6. Piazza Santa Croce, Firence: Gjëja më e mirë në lidhje me këtë treg përrallor, është padyshim sfondi i bukur i ofruar nga bazilika françeskane e Santa Croce

Panairi tradicional i Firences transportohet çdo vit nga Gjermania në Firence

7.Zagreb, Kroaci: Kryeqyteti kroat është votuar si “destinacioni më i mirë i tregut të Krishtlindjeve” në sondazhin online të portalit “European Best Destinations” për disa vite me radhë.

8.Krishtlindjet në Tivoli, Danimarkë: Ky park argëtues është një vend i veçantë për t’u vizituar gjatë gjithë vitit, por është edhe më tërheqës në Krishtlindje.

Markatat në Danimarkë janë të mbushura me mijëra drita dhe vendi më i bukur mbetet shpella e Babadimrit

9.Tregu i Krishtlindjeve në Talin, Estoni: Me bazë në sheshin Town Hall të Talinit, karuselet dhe një shpellë dimërore janë disa nga atraksionet kryesore në ngjarjen vjetore dimërore të kryeqytetit estonez.

Kuzhina tradicionale estoneze, buka e bërë vetë dhe punimet artizanale shiten në tezgat e shumta festive.

10.Tregu i Krishtlindjeve Skansen, Stokholm: I vendosur në ishullin Djurgarden në muzeun më të vjetër të hapur në botë, Skansen është padyshim panairi dimëror më tradicional në Suedi

11.Tuomaan Markkinat, Helsinki: I mbajtur në sheshin e Senatit të Helsinkit, Tuomaan Markkinat është një treg i mrekullueshëm skandinav, me një karusel klasik si pjesë e tij qendrore,së bashku me dhjetëra tezga që shesin delikatesa tradicionale të Krishtlindjeve dhe punime artizanale finlandeze.

12.Gendarmenmarkt, Gjermani: Me bazë midis Franzosischer Dom dhe Deutscher Dom, Gendarmenmarkt është një labirint kasollesh prej druri, ku shitet verë e ngrohtë, bukë xhenxhefili dhe dhurata unike për Krishtlindje

Fira de Santa Llucia: Që nga viti 1786, ky treg është shndërruar nga një ngjarje njëditore për të përkujtuar ditën e festës së Santa Llucia, e cila bie më 13 dhjetor, në një panair trejavor.

Tregu i zhurmshëm, i mbajtur jashtë Katedrales së Barcelonës, është i ndarë në katër seksione, plot me bimë dhe zbukurime artizanale

13. Christkindlesmarkt, Nuremberg, Gjermani: Ky treg festiv ka ekzistuar që nga shekulli i 16-të, duke tërhequr rreth dy milionë njerëz çdo vit.

14.Fshati i Dimrit Distillery, Toronto: I njohur më parë si Tregu i Krishtlindjeve në Toronto, kjo ngjarje vjetore është e mbushur me kabina tregtare dhe shitës ushqimesh. Shijoni një kek me xhenxhefil dhe shkrepni një fotografi në pemën 50 metra të lartë të Krishtlindjes.

15.Fshati dimëror në Bryant Park, Nju-Jork: Me kioska të shumta dhe një shesh patinazhi 17.000 metra katrorë në natyrë, ky treg i njohur ofron një pamje të mrekullueshme, duke dhuruar atmosferën magjike të Krishtlindjes.

Markata në Nju-Jork ka një numër të madh restorantesh dhe vende ku pihet birrë e kokteje të ndryshme


Etiketa: atmosfera festive

POSTIME TË NGJASHME

Per Jete

Si të kapërceni fundin e një dashurie?

2 orë më parë
Per Jete

A ekzistojnë njerëz që nuk kanë ndjenja?

8 orë më parë
Per Jete

Si t’i arrini objektivat që keni vendosur për vitin e ri

9 orë më parë
Per Jete

Pse ndryshon pesha e trupit gjatë ditës?

11 orë më parë
Per Jete

Rregullat që pasanikët i ndjekin

15 orë më parë
Per Jete

Si ndikon në lëkurën tuaj të bërit dush çdo ditë

19 orë më parë
Postimi tjetër

Këtë serum antirrudhë mund ta bëni vetë në shtëpi

Këto tri shenja të zodiakut do të kenë një javë të mrekullueshme

Ky është ndryshimi i pabesueshëm i Zake Prelvukajt - pikturë e gjallë


TË FUNDIT

Si të kapërceni fundin e një dashurie?

2 orë më parë

Nëse ju duhet të kuptoni se si të kapërceni një ndarje, duhet të dini se mënyra për të arritur atje...

Dea merr letrën mjaftë emocionuese nga babai i saj

2 orë më parë

Dea Mishel u surprizua nga babai i saj me një letër. Dea: Jam njeriu më me fat në botë për...

Dea për Amosin-Ndjenja romantike nuk kam, thejsht e kam xhan

3 orë më parë

Marrëdhënia e komplikuar mes Deas dhe Amosit ka konfuzuar të gjithë banorët, por edhe teleshikuesit. Dea: Ja kam thënë edhe...

Sfida “Talent Show” fitohet nga Nita, por bonusin e fiton Olta

3 orë më parë

Këtë javë, Vëllai i Madh caktoi një sfidë për të gjithë banorët. Bëhet fjalë për “Talent Show”. Çiftet e përzgjedhura...

Petrit Kllokoqi ka një kërkesë lidhur me Luizin

3 orë më parë

Kryetari i Gastronomëve të Kosovës, Petrit Kllokoqi ka një kërkesë për të gjithë gastronomët e Kosovës. Ai shkruan : “A...

Xhoni rikthehet në shtëpi, pritet me puthje e përqafime nga Diola dhe banorët e tjerë

3 orë më parë

Xhoni u rikthye në shtëpi dhe u prit me puthje e përqafime nga të gjithë banorët. Diola e cila është...

MË TË LEXUARAT

Shenjat e horoskopit që zgjedhin paratë në vend të dashurisë

Hapet fondi për donacione pas vërshimeve në Skenderaj, ja ku mund të kontribuoni

Vivien shpërthen në lot për Getinjon: Dua të puth një herë

Pse rekomandohet të mbani sapun në secilën dhomë të shtëpisë suaj

Kiara kërkoi hapsirë nga Luizi – tani ajo do të qëndrojë pa u parë me të për disa ditë

“Jam më e fortë vetëm në lojë se sa bashkë me dikë”, Xhuli i drejtohet Atdheut

Diolën e ‘tradhton’ fustani në BBVA, tregon më shumë se ç’duhet

A është celulari juaj origjinal? Mënyra si ta zbuloni tani dhe mos të gënjeheni më

Lujlja e Medës ka dy fjalë prej pushimeve

Organizatori i protestës: Albin, dorëhiqu ose kërko falje

  • AKTUALE
  • SHOWBIZ
  • KRONIKË
  • PËR JETË
  • KURIOZITETE
  • SHËNDETËSI
  • HOROSKOPI
  • REVISTA
  • ARKIVA
  • OPINIONE
  • INTERVISTA
  • PËRJETIME
  • DASHNI
  • BIOGRAFIA
  • GATOJCA
  • KUIZE
  • ASTROLOGJI
  • MAGJISTARJA
  • Marketing
  • Impressiumi
  • Rreth Kosovares
  • Privacy Policy

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: "Ali Hadri"-nr.6 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38338517575; +38344143448; Email: [email protected]
© 2020 REVISTA KOSOVARJA Dizajni: OverPrint

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • AKTUALE
  • SHOWBIZ
  • KRONIKË
  • PËR JETË
  • KURIOZITETE
  • SHËNDETËSI
  • HOROSKOPI
  • REVISTA
  • ARKIVA
  • OPINIONE
  • INTERVISTA
  • PËRJETIME
  • DASHNI
  • BIOGRAFIA
  • GATOJCA
  • KUIZE
  • ASTROLOGJI
  • MAGJISTARJA
  • Marketing
  • Impressiumi
  • Rreth Kosovares
  • Privacy Policy

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: "Ali Hadri"-nr.6 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38338517575; +38344143448; Email: [email protected]
© 2020 REVISTA KOSOVARJA Dizajni: OverPrint

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist