fbpx

Këto fjalë i kishte thënë profesori i infektuar me koronavirus një javë para se të vdiste

nga Revista Kosovarja

Veterani i arsimit dhe sportit në Gjilan, Maksut Maksuti humbi betejën me Covid-19 në moshën 73 vjeçare. Ai po trajtohej në repartin e Infektivës në Spitalin e Përgjithshëm të Gjilanit.

Një javë para vdekjes ai porositi qytetarët që të mos e neglizhonin koronavirusin.

“Gabim shumë të madh bëjnë ata që nuk besojnë se ekziston virusi. Ky është virus gjithë botëror dhe duhet t’i përmbahemi rregullave të Ministrisë së Shëndetësisë, me qëllim që sa më shpejt ta eliminojmë këtë virus që është shkatërrues”, pati thënë profesori Maksuti, në bisedën për Mediafokus.info, e zhvilluar më 17 korrik.

Ai pati vlerësim të lartë dhe falënderim për stafin e Repartit të Infektivës, të cilët tha se po tregojnë një kujdes të jashtëzakonshëm.

Aktualisht në vendin tonë janë konfirmuar 6.680 raste pozitive me koronavirus. Ndërkohë 164 kande vdekur.

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]