Të gjjthë e duam një shtëpi të pastër dhe të rregullt, edhe pse mund të mos kemi mjaftueshëm kohë për t’u marrë çdo ditë me pastrimin e saj.
Pavarësisht këtij fakti, ka disa gjëra në shtëpinë tuaj që duhet të pastrohen patjetër çdo ditë, madje edhe më shumë se çdo gjë tjetër e mundshme.
Mjetet e kuzhinës
Studimet e shumta kanë zbuluar se enët e kuzhinës janë ato më të rrezikuarat për grumbullimin e mikrobeve.
Çelësat
Çelësat e ndryshëm që kemi grumbullojnë më shumë mikrobe sesa butonat e ashensorit. Dhe ne gjithmonë harrojmë t’i pastrojmë ato.
Pllakat dhe muret e banjos
Banjo duhet pastruar çdo ditë së bashku me aksesorët e saj, për shkak se grumbullon pafund baktere.
Sfungjeri i kuzhinës
Është gjëja më e pistë në kuzhinën tuaj. Jo vetëm ta pastroni, por edhe ndërroni sa më shpesh të jetë e mundur.
Lavamanet
Janë një prej burimeve më të mëdha të infeksioneve.
Enët e lëna me shumicë në lavaman
Kurrë mos i grumbulloni enët e palara në lavamane për ditë me radhë. Rrezikojnë të përhapin infeksione në të gjjthë kuzhinën dhe shtëpinë.