Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Këto janë 5 çiftet VIP që dolen hapur me lidhjet e reja

nga Revista Kosovarja

Nuk janë të paktë vipat që kohët e fundit i kanë dhënë fund martesave dhe shumë shpejt kanë ri-gjetur sërish dashurinë. Por ka edhe nga ata që janë ndarë, ose të paktën nuk i kanë gjerat mirë në aspektin e dashurisë.

Mbi artikull

1-Arbana Osmani

Pas rreth 16 vitesh martesë, Arbana Osmani u divorcua nga burri i saj Ardit Kero. Fryt i martesës së gjatë të parë është një djalë me emrin Jon. Eduart Mishaj është dashuria e re Arbana Osmanit, të cilën nuk ngurron ta shfaqë edhe në rrjetet sociale. Ajo po shijon një romancë të re.

Moneytizer Paragrafi 4

2-Jonida Maliqi

Jonida Maliqi dhe burri i saj Gent Prizreni u ndanë pas 17-vitesh lidhjeje. Nga martesa e parë Maliqi ka një djalë me emrin Dan. Një lajm i mirë na ka ardhur së fundmi nga këngëtarja. Ajo tashmë është në një lidhje Romeo Veshajn, me të cilin është shfaqur edhe publikisht.

3-Bora Zemani

Pas divorcit me burrin e saj Vin Velin, me të cilin ka edhe një djalë, Bora Zemani është lidhur sërish. Moderatorja e njohur është në një lidhje dashurie me Donald Veshajn. Tashmë ajo është kunatë me Jonida Maliqin.

4-Kejsi dhe Stresi

Kohët e fundit lidhja mes Keisit dhe reperit Arkimed Lushaj i njohur ndryshe si Stresi ka marrë një tjetër drejtim. Bazuar në disa pastime të bëra në profilet e tyre në rrjetet sociale, dyshja po përfliten se i kanë dhënë fund lidhjes së tyre, pak ditë pasi reperi doli nga burgu. Ata shfaqeshin shumë të dashuruar por mesa duket gjërat kanë ndryshuar.

Piro Çako

Kantautori i njohur Pirro Çako pas ndarjes nga sopranoja Inva Mula, ka gjetur sërish dashurinë. Çako është lidhur me një punonjëse të gjykatës së Tiranës dhe ajo është rreth 20 vite më e re se ai. Pirro u shfaq për herë të parë në publik me të gjatë drekës që organizoi producenti Ardit Gjebrea në jug të Shqipërisë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]