fbpx
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
Revista Kosovarja
  • Aktuale
  • Showbiz
  • Kronike
  • Per Jete
  • Kuriozitete
  • Shendetesi
  • Horoskopi
  • REVISTAPa pagesë
Revista Kosovarja
  • Aktuale
  • Showbiz
  • Kronike
  • Per Jete
  • Kuriozitete
  • Shendetesi
  • Horoskopi
  • REVISTAPa pagesë
Revista Kosovarja
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Këto janë arsyet pse ai/ajo jua lë ‘seen’

nga Revista Kosovarja
9 muaj më parë
në Dashni
FacebookTwitterWhatsappLinkedin

Të paktën njëherë në jetë na ka ndodhur të gjithëve. Cilado prej arsyeve të jetë, “seen” nuk është problemi juaj, është i tyre. Detyra juaj është të tregoheni të zgjuar dhe ta shihni situatën siç është, por *pa u nxituar*.

1. Përgjithësisht sepse ti nuk je prioriteti i tij/saj

Mund t’i justifikojmë për vite me radhë, por e vërteta është kjo. Për momentin, ti nuk je prioriteti i tij, prandaj dhe nuk ke marrë përgjigjen që doje, kur e doje. Vazhdimësia do të ndihmojë t’i kuptosh gjërat më qartë. Pra nëse ishte thjesht një rast apo je vërtetë në fund të listës të gjërave që ka për të bërë. Sidoqoftë, është më mirë ta mësosh në kohë.

2. Ka punë. Ka vërtetë punë!

Ti mund të mos kesh asgjë më të mirë për të bërë dhe mund të jesh në dispozicion të rrjeteve sociale, WhatsApp-it, dhe një Zot e di çfarë tjetër, por ai personi duhet të punojë për të paguar faturat në fund të muajit. Dhe nuk ia ndjen shumë nëse ti mërzitesh pse ta ka lënë seen. Mbase ka ardhur koha që dhe ti të rritesh, e ke menduar ndonjëherë këtë?

3. Po hakmerren

Mbase dhe ti nuk i ke kthyer më parë. Mbase ti nuk i kthen asnjëherë dhe pikërisht në momentin që ke më shumë nevojë për një përgjigje, ai tjetri hakmerret. Bota nuk rrotullohet rreth teje e di? Karma funksionon!

4. Thjesht ka qejf!

Sado e çuditshme të duket, njerëzit kanë krijuar një raport të frikshëm me seen-in. Ndërkohë që ka nga ata që e urrejnë për vdekje, ka të tjerë që kanë krijuar një si lloj fetish-i dhe argëtohen vetëm duke ua lënë njerëzve seen. Kënaqësi e çuditshme por ja që është një lloj kënaqësie.

5. Nuk ju pëlqen!

Të mos gënjejmë veten, nëse dikush jua ka lënë seen dhe e bën vazhdimisht, edhe pa arsye, mbase po ju shmang. Bëhuni pak të zgjuar dhe tërhiquni në kohë. Asnjë mesazh më prej jush!

6. Është i pasjellshëm.

Tjetër gjë është t’jua lënë seen kur doni muhabet, se jo të gjithë kanë kohë apo nerva për muhabet, kur diçka e tillë fare mirë mund të bëhet edhe në kontakt të drejtpërdrejtë dhe tjetër gjë është të mos ju kthejnë përgjigje kur bëhet fjalë për një pyetje apo diçka me rëndësi. Në këtë rast, personi tjetër është i pasjellshëm!

7. Harron.

E keni parasysh që disa njerëz thonë ‘e pashë mesazhin dhe me mendjen time gjithmonë se të ktheva, po s’të paskam kthyer?’ Kjo mund të ndodhë vërtet, ka njerëz që rrëmbehen nga ritmi i ditës, e lexojnë mesazhin dhe harrojnë të kthejnë përgjigje. Përpiquni t’i kuptoni.

8. I është fikur telefoni 

Mund ta dëgjoni shpesh si justifikim, por në disa raste mund  të jetë dhe e vërtetë. Telefoni fiket se me bateri punon, s’mund të jetë 24/7 përgjithmonë në dispozicionin e mesazheve tuaja.


Etiketa: partneretlidhjetRrjetet socialendarjetLife StyleArsyet pse seen

POSTIME TË NGJASHME

A smiling African American man and woman walk arm in arm on the streets of Chinatown in L.A. California on a warm evening, exploring the cities night life.  Bright traditional lanterns illuminate the scene.
Dashni

Pesë shenja të qarta se keni gjetur dashurinë e jetës suaj

2 javë më parë
Dashni

Seksologu Fejza tregon arsyet pse po vdesin të moshuarit në motele

2 javë më parë
Dashni

“I pangopshëm”, “me kujdes” apo “në shpejtësi”: Këto lloje seksi patjetër t’i provoni

2 javë më parë
Dashni

Sjelljet që “vrasin” një lidhje të fortë dashurie

4 javë më parë
Dashni

Efektet befasuese të puthjes

4 javë më parë
Dashni

Këto shenja tregojnë se ndoshta po tradhtohesh emocionalisht nga partneri/ja

1 muaj më parë
Postimi tjetër

5 arsye se pse s'është mirë të shkoni për muaj mjalti direkt pas dasmës

Kjo është koha e duhur për të ngrënë mëngjes

Parashikimi i motit për sot dhe nesër

TË FUNDIT

“John Wick: Chapter 4”, mbledh afro 70 milionë euro vetëm gjatë fundjavës

15 minuta më parë

Vlerësimet e fundit zbuluan se, filmi që pati premierën në Amerikë më 24 mars, fitoi plot 70 milionë euro. Projekti...

Ermal Fejzullahu ka dy fjalë për Luizin në Big Brother VIP Albania

25 minuta më parë

Këngëtari, Ermal Fejzullahu, ka bërw një postim duke treguar mbështetjen e tij për banorin e Big Brother VIP Albania, Luiz...

Bebe Rexha tregon se dikush i dërgoi me zarf postar një letër higjenike të përdorur

35 minuta më parë

Bebe Rexha mori një surprizë të padëshiruar brenda një dërgese postare. Ylli i muzikës pop, publikoi një fotografi në Twitter...

Çka po bën në kohë të lirë Alaudin Hamiti?

1 orë më parë

Moderatori, ka ndarë një storie në Instagram. Alaudini shihet i veshur me veshje me ngjyrë të zezë, teksa shihet duke...

“Kosovarja” ka diçka të bukur për t’iu thënë

1 orë më parë

Botimet e librave, revistave dhe gazetave online, tashmë janë kthyer në një normalitet të ri në botën mediatike në nivel...

Në piazhame dhe zbathur, Sara e publikon Ledrin në këtë gjendje

2 orë më parë

Çifti po kalojnë kohën së bashku dhe po ndajnë postime të shumta në rrjete sociale. Edhe sot, Sara ka publikuar...

MË TË LEXUARAT

Ngjarja e rëndë në Top Channel, presidenti Begaj: Organet ligjzbatuese ta zbardhin sa më shpejt

Olta dhe Dea në suit dhurojnë puthje në buzë

Olta dhe Kiara shkojnë kokë më kokë në nominim

Shota Baraliu më pozitive se kurrë, shkëlqen këtë ditë pranvere

Pas BBVK, Andi dhe Gresa nisin pushimet në Afrikë

Pse kafeja është stimuluese

I dehur ia vuri flakën shtëpisë së tij, arrestohet pejani

Ky shtet ndalon rrjetet sociale për punonjësit qeveritarë

Gëzimja në heshtje që nga lindja e djalit

Luana Vjollca e konfirmon pjesëmarrjen në protestën në Hagë

  • AKTUALE
  • SHOWBIZ
  • KRONIKË
  • PËR JETË
  • KURIOZITETE
  • SHËNDETËSI
  • HOROSKOPI
  • REVISTA
  • ARKIVA
  • OPINIONE
  • INTERVISTA
  • PËRJETIME
  • DASHNI
  • BIOGRAFIA
  • GATOJCA
  • KUIZE
  • ASTROLOGJI
  • MAGJISTARJA
  • Marketing
  • Impressiumi
  • Rreth Kosovares
  • Privacy Policy

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: "Ali Hadri"-nr.6 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38338517575; +38344143448; Email: [email protected]
© 2020 REVISTA KOSOVARJA Dizajni: OverPrint

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • AKTUALE
  • SHOWBIZ
  • KRONIKË
  • PËR JETË
  • KURIOZITETE
  • SHËNDETËSI
  • HOROSKOPI
  • REVISTA
  • ARKIVA
  • OPINIONE
  • INTERVISTA
  • PËRJETIME
  • DASHNI
  • BIOGRAFIA
  • GATOJCA
  • KUIZE
  • ASTROLOGJI
  • MAGJISTARJA
  • Marketing
  • Impressiumi
  • Rreth Kosovares
  • Privacy Policy

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: "Ali Hadri"-nr.6 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38338517575; +38344143448; Email: [email protected]
© 2020 REVISTA KOSOVARJA Dizajni: OverPrint

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist