Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Këto janë arsyet pse femrat pëlqejnë më shumë meshkujt më të moshuar

nga Revista Kosovarja

Numri i femrave që pëlqejnë meshkujt më të mëdhenj në moshë është goxha i lartë. Madje një pjesë e madhe e tyre duan ta kalojnë jetën me meshkuj më të mëdhenj se ato në moshë.

Por cilat janë arsyet pse femrat pëlqejnë meshkujt më të mëdhenj në moshë?

Së pari meshkujt më të vjetër janë më të pjekur. Është e ditur se femrat kanë tendenca të piqen më herët sesa meshkujt. Prandaj kjo është arsyeja se përse meshkujt e moshës së tyre janë në fazën ku ende duan të provojnë gjëra, ndaj edhe fermat kërkojnë meshkuj më të pjekur.

Së dyti, meshkujt më të vjetër duken shumë më seriozë dhe më joshës për femrat që janë të gatshme për lidhje serioze dhe të përkushtuara në familje.

Moneytizer Paragrafi 4

Së treti meshkujt më të mëdhenj në moshë janë më të ditur. Sipas studimeve meshkujt më të vjetër zakonisht janë më inteligjentë sesa meshkujt më të rinj në moshë.

Dhe së fundmi ata janë më të qëndrueshëm financiarisht. Shumica e femrave duan të jenë të sigurta financiarisht sepse kur ta filloni një familje, ju duhet të siguroheni se mashkulli ka mjaft para dhe mund të përballojë edhe situata të vështira.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]