Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Këto janë dy oraret e reja se kur mund të dilni, prej sot deri me 18 maj

nga Revista Kosovarja

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar orarin e qarkullimit të qytetarëve nga sot e deri më 18 maj, sipas shifrës së parafundit të numrin personal.

Mbi artikull

Me orarin e ri, qytetarët kanë të drejtë të qarkullojnë 90 minuta paradite dhe 90 minuta pasdite. Kjo pasi numri i rasteve të reja me koronavirus në vend ka shënuar rënie, ndërsa janë regjistruar numër më i madh i të shëruarve.

Ndryshe, Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka deklaruar se qytetarët nuk duhet të relaksohen por të vazhdojnë t’i respektojnë masat e qeverisë dhe rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik.

IKSHPK mbrëmë ka njoftuar për 38 raste të shëruara dhe 10 raste të reja me coronavirus në Kosovë.

Moneytizer Paragrafi 4

Aktualisht janë gjithsej 823 raste me 336 të shëruar dhe 22 të vdekur.

https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=1652826424874938&id=597689407055317