Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Këto janë fotot e para që Rita postoi në Instagram pas koncertit në Hungari

nga Revista Kosovarja

Rita Ora ka bërë postimin e parë në Instagram pas ngjarjeve që ndodhën në Hungari në vikend

Mbi artikull

Këngëtarja kosovare ishte duke kënduar në një festival në Hungari kur një i ri serb ia kishte zgjatur asaj flamurin e Serbisë.

Kosovarja, duke mos e njohur flamurin vazhdoi përformancën e saj derisa të nesërmen foli edhe për ngjarjen që i kishte ndodhur, duke i kërkuar falje të gjithë atyre që janë ndier të fyer për gjestin e saj.

Pas kësaj, sot Rita ka zgjedhur që të ndajë më 16.1 milionë ndjekësit e saj në Instagram disa foto nga pushimet e saj.

Moneytizer Paragrafi 4

Pos fotografive në bikine, Rita është parë duke vizituar vende të ndryshme – kishë dhe një vend historik – kurse ka bërë edhe akupunturë kineze.

“Duke i luajtur të gjitha”, ka shkruar ajo derisa nuk ka treguar se ku është duke pushuar ylli me famë botërore.

Rita kohëve të fundit i është rikthyer muzikës me albumin e saj “You & I”, i cili është pritur mirë në tregun muzikorë botëror.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]