Shumë shpejtë Ministria e Shëndetësisë do të dal me masa të reja kundër koronavirusit.
Indeksonline mëson se pritet që orari për gastronominë do të zgjatet deri në ora 22:00 në komunat që janë në Zonën e Verdhë dhe të Gjelbër.
Kurse, në Zonën e Kuqe, pritet që orari i punës së gastronomisë të jetë deri në ora 21:30.
Ndërsa, në komunat që janë në Zonën e Verdhë dhe të Gjelbër, pritet të hiqet kufizimi i orarit të lëvizjes.
Kurse, në Zonën e Kuqe, pritet që orari i kufizimit të lëvizjes të filloj nga ora 21:30 deri në ora 05:00.