Disa emra të njohur të estradës janë martuar me meshkuj më të ri në moshë.
Jeta private e emrave të njohur të ekranit gjithmonë ka qenë në fokus të mediave e publikut, shkruan lajmi.net.
Fillimet e para të lidhjes, çastet romantike e shumë detaje janë diskutuar shpesh, duke mos përjashtuar edhe diferencën e tyre në moshë.
Kemi emra të njohur të ekranit të cilat e kanë vendosur dashurinë mbi të gjitha dhe janë lidhur me partnerë më të ri në moshë.
Shumë prej vajzave të njohura ë ekranit kanë lënë pas një martesë apo marrëdhënie duke u përballur me divorcin. Vajzat e shoubizit kanë vazhduar jetën me një dashuri të re, partner të ri.
“Zhgënjimi” duket se i hodhi Jonida Maliqin, Arbana Osmanin, Teuta Krasniqin, apo edhe Dua Lipën në krahët e meshkujve të cilët janë vite më të rinj se ato.
Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj
Për moderatoren Arbana Osmani në fillim të këtij viti mediat online përhapën me shpejtësi lajmin se i ka dhënë fund martesës me bashkëshortin e saj prej 16 vitesh, Ardit Keron, me te cilin ka një djalë.
Një tjetër lajm vetëm pak javë më vonë doli në ‘dritare’ nga jeta private e Arbanës. Ajo shijon një romancë me regjisorin e programit “Dua të të bëj të lumtur” me te cilin tashmë është në pritje të ëmbël. Në të njëjtën ditë me 7 maj, çifti festuan bashkë ditëlindjen dhe kjo është një rastësi shume e bukur për ata. Eduarti është kater vite më i vogël, ai është 33 vjeç ndërsa Arbana 37.
Jonida Maliqi dhe Romeo Veshaj
Ndarja e këngetares Jonida Maliqi dhe biznesmenit Gent Prizreni, me të cilin ajo kishte një lidhje 17 vjeçare ishte një tjetër divorc që ‘tronditi’ portalet. Vetëm tre vite nga divorci Jondida është e qetë në krahët e aktorit te humorit Romeo Veshaj. Një diferencë të madhe ka Jonida me partnerin e saj të ri, ajo është 36 vjeçe ndërsa Veshaj është vetëm 23 vjeç. Diferenca e moshës nuk e ka penguar aspak çiftin të shijojnë romancën e tyre.
Dua Lipa dhe Awar Hadid
Dua Lipa e krijoi lidhjen e re ‘me shpejtësinë e erës’. Artistja nga Kosova u hodh në krahët e një tjetër partneri, vetëm pak ditë pas ndarjes nga partneri me te cilin kishte disa vite lidhje. I dashuri i saj i ri është Anwar Hadid, vëllai i modeleve të famshme Gigi dhe Bella Hadid. Dua ka 4 vite diferencë në moshë duke qene se ai është 20 vjeç.
Teuta Krasniqi dhe Adonis Morina
Me këngetarin Blero Muharremi, aktorja kosovare Teuta Krasniqi i dha fund martesës pesë vite më parë. Por u bë publik lajmi pak javë me vonë se Teuta kishte nisur një romance me atë që sot është bashkëshorti i saj, Adonis Morina. Ndërsa duket se marrëdhënia e tyre shkon shkëlqyeshëm ,trajneri i fitnesit është pak vite me i vogël se Teuta dhe kjo nuk e ka penguar aspak lidhjen e tyre e më pas martesën.