Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Këto janë zakonet që ju dëmtojnë dhëmbët

nga Revista Kosovarja

Ti përpiqesh, eksperimenton me furça të ndryshme, pasta dhëmbësh, shpeshtësi në larje, por sërish i njëjti rezultat.

Mbi artikull

Dhëmbët e tu nuk janë ende në bardhësinë që ti pret. Gabimet qëndrojnë tek zakonet e vogla, por ku?

1.Pasi lan dhëmbët me furçe, ti shpërlan gojën

E dimë që zakonet e vjetra zor se hiqen, por duke shpëlarë gojën pas larjes me furçë, e bëni më pak efektiv procesin. Nëse ndjeni patjetër nevojën për të shpëlarë gojën pas pastës së dhëmbëve, përdorni një solucion larës posaçërisht për gojën.

Moneytizer Paragrafi 4

2.Nuk po lan gjuhën

Nëse keni vënë re aromë të pakëndshme që qëndron po aty edhe pas larjes së dhëmbëve, filloni lani gjuhën. Gjuha është vend ideal për shtimin e baktereve dhe nëse e shmangni si proces larjen e saj, rrjedhimisht do të keni aromë të pakëndshme dhe dhëmbë më të verdhë.

3.I përdor fijet dentare më shumë seç duhet

Nuk është e nevojshme t’i përdorni më shumë se një herë në ditë duke qenë se bakteret duan 4 deri në 12 orë që të zhvillohen. Nëse i përdorni siç duhet, jeni në rregull.

4.E ke përdorur më shumë seç duhet furçën e vjetër të dhëmbëve

Furça duhet ndërruar sapo fijet e saj fillojnë të ndryshojnë formë. Një furçë e vjetër është burim bakteresh që shkatërrojnë dhe dëmtojnë dhëmbët tuaj. Duke përdorur një furçë të vjetër e ekspozoni veten ndaj baktereve gjithnjë e më tepër.

5.I lani dhëmbët direkt pas buke

Mos e bëni! Ky zakon i mban bakteret e dëmshme po aty, prandaj mjekët stomatolog rekomandojnë të prisni 30 deri në 60 minuta për të parë dhëmbë të bardhë pas larjes.

6.Nuk ndërroni pastën e dhëmbëve

Besojeni ose jo, është e rëndësishme ta ndërroni shpesh llojin e pastës që përdorni. Të paktën çdo 2-3 muaj. Madje, dentistët thonë se është mirë që pasta e mëngjesit të mos jetë e njëjtë me atë që përdorni në mbrëmje.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]