fbpx

Këto katër gjëra mbysin lidhjen

nga Revista Kosovarja

Si mund ta dini se a do të zgjas një lidhje? Ka një numër të treguesve, por në thelbin e hulumtimit Gottman janë “Katër kalorësit”. Këto janë katër gjëra që tregojnë se martesa është drejt fundit. Kritika – Ankesat janë në rregull. Kriticizmi është më madhor, sulmon personin dhe jo sjelljen e tyre. Ata nuk kanë hequr plehrat sepse kanë harruar, jo sepse janë njerëz të këqij.

Përbuzja“.. thirrja me emra, rrotullimi i syve, nënqeshja, tallja dhe humori armiqësor. Në çfarëdo forme, përbuzja është më e keqja, është helmuese për një lidhje sepse ajo përcjell neveri.

Është praktikisht e pamundur për të zgjidhur një problem kur partneri juaj është duke marrë mesazhin që ju jeni i lodhur prej tij/saj”. Vetëmbrojtja – Vetëmbrojtja me të vërtetë është një mënyrë e fajësimit të partnerit tuaj. Ju jeni duke thënë, “problemi nuk jam unë, je ti”. Qasja mbrojtëse vetëm përshkallëzon konfliktin, e cila është arsyeja pse ajo është aq vdekjeprurëse”.

Ndërtimi i barrierave – Largimi. Mosangazhimi. Kjo jo vetëm largon njeriun nga konflikti, por përfundon duke e larguar emocionalisht nga lidhja. Hulumtimi i Gottman tregon se dallimet e mëdha në mendime nuk shkatërrojnë martesat, është mënyra se si çiftet përballen me to.


Të ngjashme

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]