Këto modele flokësh do të jenë trendet e kësaj pranvere/vere 2021

nga Revista Kosovarja

Të gjithë mezi po presim verën jo vetëm për plazhin por dhe për eksperimentet që mund të bëjmë në ditët e ngrohta me flokë tonë. Këto pamje më poshtë të cilat variojnë nga vijat shumëngjyrëshe deri te kornizat mund të mbahen kudo që nga pushimet e deri në ditët e punës dhe do të jenë trendet e këtij viti:

Modeli bob: Nëse jeni duke kërkuar një prerje që të mbahet mend, kjo është ajo. Këtu janë dy arsye pse keni nevojë për këtë trend të flokëve në pranverën e 2021-it në jetën tuaj: tiparet tuaja më të mira dhe ju bën të dukeni e rregullt pa u munduar shumë.

Dy fijet e verdha për të kornizuar fytyrën: Nëse mendimi për të lyer të gjithë kokën tuaj bjonde platin ju streson, pse të mos lyeni vetëm dy dije? Të gjitha vajzat interesante në Instagram po e bëjnë atë.

Kapelja kovë: Zendaya kishte vendosur një kapelë kovë në kopertinën e shkurtit të GQ, është ajo që ne kemi parë dhe do shohim gjatë gjithë pranverës 2021!

Flokët me ngjyra: “është mëkat” nëse nuk i provoni sapo hapet koha flokët me ngjyra si bojëqielli rozë etj. Këtë vit ajo më e përhapura do të jetë lejlaja!

Bishti: Harrojeni bishtin klasik tashmë shumë llastiqe të vendosura në të do ta bëjnë të duekt akoma më bukur!

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]