Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Këto shtete do të hapin kufijtë me 15 maj

nga Revista Kosovarja

Vendet baltike do të jenë të para vende në Europë që do të hapin kufijtë e tyre, pas mbylljes për shkak të Koronavirusit.

Lituania, Letonia dhe Estonia do hapin kufijtë mes tyre më 15 maj, por do të lejohen e vetëm banorët e këtyre vendeve, askush tjetër nga BE apo pjesa tjetër e botës.

Lajmi u konfirmua nga kryeministrat e 3 vendeve duke e konsideruar këtë vendim si hapin më të madh drejt normalizimit të jetës së përditshme.

Të gjithë ata që udhëtojnë drejt këtyre vendeve do t’i nënshtrohen izolimit 14-ditor.

Moneytizer Paragrafi 4

Polonia dhe Finlanda parashikohet që t’i bashkohen hapësirës së përkohshme të lëvizjes së lirë me vendet baltike pak më vonë, në një datë që ende nuk është përcaktuar.

Deri tani në Estoni janë shënuar 55 viktima, 48 në Lituani dhe 17 në Letoni.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]