Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Këto tipare ju bëjnë shumë tërheqës

nga Revista Kosovarja

E kishit menduar ndonjëherë se bebet e syrit apo zëri ju bëjnë të dukeni tërheqës?

Shija: Kur puthemi, shkëmbejmë shumë baktere, dhe kjo, siç tregojnë studimet, ka njëfarë kuptimi praktik gjithashtu. Na ndihmon të zbulojmë nëse jemi një kombinim i mirë me këtë person të veçantë. Kështu që mënyra sesi një person shijon vërtet mund ta bëjë atë më shumë ose më pak tërheqës për ne.

Aroma: Aroma e një gruaje në të vërtetë mund të ndikojë në atë se sa tërheqëse u duken meshkujve. Por kjo është e vërtetë për një erë të veçantë: ajo që bazohet në hormonet riprodhuese të grave. Siç tregojnë studimet, gratë janë shumë më tërheqëse për burrat gjatë fazës së ovulacionit sepse niveli i hormoneve në këtë kohë është më i lartë në mes të ciklit, duke treguar pjellorinë e tyre.

Zëri: Sipas hulumtimit, gratë i shoqërojnë zërat e ulët të burrave me pjekurinë, duke e konsideruar atë më tërheqëse.

Moneytizer Paragrafi 4

Dieta: Është një studim i vogël që tregon se preferencat e ushqimit në të vërtetë mund ta bëjnë një burrë më tërheqës për një grua. Aroma e burrave që kohët e fundit hëngrën fruta dhe perime konsiderohej mënyra më e preferueshme sesa e burrave që kryesisht hanin ushqim si bukë apo makarona.

Mesatarja: Siç sugjeron një studim, preferojmë një pamje që duket më mesatare për ne. Dhe kjo mund të ketë shpjegime të ndryshme: ose e lidhim me avantazhe biologjike siç janë gjenet e mira, ose trurin tonë thjesht preferojmë fytyrat më tipike.

Përqindja e belit: Përqindja e belit me ijet është konsideruar gjithmonë një nga karakteristikat më të rëndësishme në paraqitjen e një gruaje. Dhe siç tregojnë disa hulumtime, sa më i vogël të jetë raporti i belit dhe ijeve, aq më tërheqëse duket një grua për një burrë

Bebet e syrit: Bebet e syrit e ndryshojnë madhësinë e tyre në përgjigje të emocioneve, duke u bërë më të mëdha kur jemi të lumtur. Disa studime treguan se në mënyrë të ndërgjegjshme i konsiderojmë njerëzit me bebe më të mëdha më tërheqës sepse kjo tregon interesin e tyre të ndërsjellë për ne. Në të kaluarën, gratë italiane zmadhonin qëllimisht bebet e tyre duke përdorur një ekstrakt helmues nga bima belladonna për t’u dukur më tërheqëse për shoqëruesit meshkuj.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]