Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Këto tri shenja horoskopi kanë jetëgjatësi më të madhe

nga Revista Kosovarja

Astrologët besojnë që shumicës së njerëzve që nga lindja u përcaktohet se çfarë shëndeti do të kenë dhe sa gjatë do të jetojnë.

Mbi artikull

Nëse është për t’u besuar atyre, te këto tri shenja horoskopi ndodh më së shpeshti, përkatësisht – këto tri shenja të Zodiakut jetojnë më së gjati!

Bricjapi

Në fëmijëri dhe në rini shpesh sëmuren, mirëpo me kalimin e viteve arrijnë imunitet shumë të fortë dhe më vonë pothuajse nuk do të keni probleme shëndetësore. Me mënyrën e duhur të jetës, Bricjapët me kalimin e viteve mund të bëhen më energjikë se kurrë më parë dhe të përjetojnë moshën njëqindvjeçare pa probleme.

Moneytizer Paragrafi 4

Astrologët i këshillojnë që nëse kujdesen për mëlçinë dhe organet e tretjes nuk do të duhej të kenë bash kurrfarë problemesh.

Luani

Njerëzit e lindur në këtë shenjë kanë shpirt jashtëzakonisht të fortë, gjithashtu edhe trupin. Sekreti i jetëgjatësisë së tyre janë optimizmi dhe zgjuarsia.

Pak kujdesen për shëndetin, mirëpo te ata kjo gjë i bën vetëm të jenë më pak nervoz, andaj vetvetiu kanë rrezik të ulët nga sëmundjet e rrezikshme.

Akrepi

Pjesëtarët e kësaj shenje rrallë përballen me sëmundje serioze. Ata rrallë ftohen, kanë imunitet shumë të fortë.

Megjithatë, kanë prirje për shprehi dhe zakone të këqija, andaj astrologët i këshillojnë që të kenë kujdes dhe pa probleme do të mundë të festojnë njëqindvjetorin.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]