Ledri, Kida dhe Butrint Imeri, vetëm pak ditë më parë kanë prezantuar para publikut projektin muzikor me titull “Dale”.
Kjo këngë e bëri shpejtë për vete publikun, madje që në start morri shumë dëgjime, duke u cilësuar me të paren si hit.
Siç mund ta keni parë, videoklipi është mjaftë i veçantë dhe treshja shfaqen me stil në secilen skenë të videoklipit të “Dale”, shkruan “Kosovarja”.
E, prapaskenat dhe ndodhitë gjatë xhirimeve duket se kanë qenë me shumë të qeshura. Kida, e shkrin së qeshuri kolegun e saj, Ledrin.
Duket se shkas për gjithë këto të qeshura, ishte shqiptimi i zbdrejtë i fjalës “shihemi”, në “shimi”.