Kida është nga këngëtaret shqiptare më të suksesshme.
Këngët e saj shndërrohen në hite duke u dëgjuar kudo ku ka shqiptar por padyshim kanë kaluar edhe kufijtë dhe kjo u vërtetua edhe së fundmi.
Teksa po udhëtonte me avion, këngëtarja shqiptare u suprizua nga dy pasagjerë të huaj, të cilët e njohën.
Ato i kanë dërguar një letër duke i shprehur vlerësimin për të dhe për muzikën e saj.
Këngëtarja ka postuar një foto të letrës në Instastory shoqëruar me zemra dhe emoji mirënjohjeje.
“Kida, ne e duam muzikën tënde! Është një kënaqësi të të kemi ty në këtë fluturim. Dashuri! Xenis dhe Salih”, shkruhet në letër.