fbpx
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
Revista Kosovarja
  • Aktuale
  • Showbiz
  • Kronike
  • Per Jete
  • Kuriozitete
  • Shendetesi
  • Horoskopi
  • Revista
Revista Kosovarja
  • Aktuale
  • Showbiz
  • Kronike
  • Per Jete
  • Kuriozitete
  • Shendetesi
  • Horoskopi
  • Revista
Revista Kosovarja
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Kiflet e buta me djathë

nga Revista Kosovarja
4 javë më parë
në Gatojca
FacebookTwitterWhatsappLinkedin

Nëse dëshironi mbushjen e kifleve mund ta bëni edhe me përbërës të tjerë me spinaq apo edhe gjizë apo t’i përgatisni ato të ëmbla.

Një ushqim i lehtë, i shpejtë, por mbi të gjitha i përgatitur në shtëpi edhe i shëndetshëm, kiflet janë padyshim mënyra më e mirë për të mbledhur gjithë familjen rreth tryezës së ngrënies në orët e para të mëngjesit.

Ne iu përcjellim më poshtë një recetë fantastike të kifleve me djathë, e cila përgatitet krejt lehtë dhe shpejtë në shtëpi.

Nëse dëshironi mbushjen e kifleve mund ta bëni edhe me përbërës të tjerë me spinaq apo edhe gjizë apo t’i përgatisni ato të ëmbla.

Në rastin e kifleve të ëmbla gjatë përgatitjes së brumit duhet të hidhni pak sheqer në vend të kripës dhe mbushjen mund ta bëni me reçelra të ndryshëm apo edhe çokollatë.

Përbërësit
500 gr miell

Kripë

150 gr gjalpë

Një filxhan çaji kos

3 të verdha vezësh

Djathë i bardhë i thërmuar

Rigon

Përgatitja
Si fillim hedhim në një tas të madh miellin, gjalpin dhe kripën. I kalojmë të gjitha në mikser derisa të jenë përzjerë mirë me njëra tjetrën.

Më pas shtojmë të verdhat e vezëve bashkë me kosin dhe vijojmë t’i përzjejmë në mikser derisa brumi të jetë i njëtrajtshëm.

E hedhim brumin në një enë tjetër dhe e punojmë me dorë për disa minuta.

Më pas, brumin ta mbështillni me një pecetë kuzhine dhe lëreni të pushojë për 30 minuta në frigorifer.

E nxjerrim nga frigoriferi dhe e hollojmë në formën e petës në një trashësi prej 2 mm.

Më pas, petën e presim në forma trekëndore. Në secilin prej trekëndëshat hedhim nga një lugë djathë të thërmuar të përzier me pak rigon.

I mbyllim në formën e roleve duke shtypur me kujdes të dyja anët e kifleve.

I vendosim në tavë ku më parë kemi shtruar një letër pjekjeje.

Pasi i kemi vendosur të gjithë me radhë në tavë, kiflet i fusim në furrë të ngrohur në 180 gradë dhe sipër nëse preferoni mund t’i lyeni me të verdhë veze.

I pjekim për 25 minuta, i nxjerrim nga furra dhe i lëmë të ftohen. Sipas preferencës, para se t’i shërbejmë i spërkasim me pak fara susami sipër.

Etiketa: Kiflet

POSTIME TË NGJASHME

Gatojca

Qofte të kreshmore të cilat do t’i dëshironi

2 ditë më parë
Gatojca

Gabimet të cilat shumica i bëjnë kur e ngjeshim brumin

2 ditë më parë
Gatojca

Sallata që duhet ta provoni patjetër

3 ditë më parë
Gatojca

Puding shtëpie

4 ditë më parë
Gatojca

Recetë për krem nga bajamet, fare pa sheqer

4 ditë më parë
Gatojca

Petulla të shpejta me djathë

4 ditë më parë
Postimi tjetër

Kurti: S’ka më punësime të kushërinjve, ata janë për dasma e ahengje private!

A është e këshillueshme që të ndani tabletat që konsumoni?

A keni parë ndonjëherë buzë më të mëdha se të Gresës?

TË FUNDIT

Demi Rose shfaq linjat bombastike trupore

7 orë më parë

Si të silleni me një vjehrrë “kritikuese”?

8 orë më parë

Getoar Selimi për Agon Amigën: Për të kam bërë më shumë se për veten

8 orë më parë

Bearti dhe Tea e mbyllin rrugëtimin në Për’puthen me një puthje plot dashuri

8 orë më parë

Tea dhe Bearti rrëfejnë si ndikoi skandali në marrëdhënien e tyre

9 orë më parë

Getoar Selimi tregon në detaje përçarjen e grupit “Babastars”

9 orë më parë

MË TË LEXUARAT

Kjo foto e Andit dhe Melisës i thotë të gjitha

6 vdekje dhe 592 raste të reja me COVID-19

Në këto komuna do të ndalet rryma sot

Ushqimet që duhet t’i hani në mëngjes për uljen e tensionit të lartë

Parashikimi i motit për sot në Kosovë

4 rregullat e arta të dashurisë, që nuk duhet të thyhen kurrë

Sindi befason me përgjigjen kur pyetet se për cilën vajzë të ‘Përputhen’ e ka marrë malli

Miliarderi japonez po kërkon 8 persona për t’u nisur drejt hënës

Fillon ndërtimi i hotelit të parë hapësinor

Vajza e Gjikos dhe Elitës, Bota bëhet me Instagram

  • AKTUALE
  • SHOWBIZ
  • KRONIKË
  • PËR JETË
  • KURIOZITETE
  • SHËNDETËSI
  • HOROSKOPI
  • REVISTA
  • OPINIONE
  • INTERVISTA
  • PËRJETIME
  • DASHNI
  • BIOGRAFIA
  • GATOJCA
  • KUIZE
  • ASTROLOGJI
  • MAGJISTARJA
  • Marketing
  • Impressium
  • Rreth Kosovares
  • Privacy Policy

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: "Ali Hadri"-nr.6 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38338517575; +38344143448; Email: [email protected]
© 2020 REVISTA KOSOVARJA Dizajni: Labinot Bërbatovci

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • AKTUALE
  • SHOWBIZ
  • KRONIKË
  • PËR JETË
  • KURIOZITETE
  • SHËNDETËSI
  • HOROSKOPI
  • REVISTA
  • OPINIONE
  • INTERVISTA
  • PËRJETIME
  • DASHNI
  • BIOGRAFIA
  • GATOJCA
  • KUIZE
  • ASTROLOGJI
  • MAGJISTARJA
  • Marketing
  • Impressium
  • Rreth Kosovares
  • Privacy Policy

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: "Ali Hadri"-nr.6 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38338517575; +38344143448; Email: [email protected]
© 2020 REVISTA KOSOVARJA Dizajni: Labinot Bërbatovci