Kanye West dhe Kim Kardashian duket se kanë shpëtuar martesën.
Pas deklaratës së reperit Kanye West lidhur me abortin e vajzës muajin e kaluar, temelet e lidhjes me Kim ishin tundur.
Por, pas shumë spekulimeve lidhur me një divorc, çifti kanë arritur ta shpëtojnë martesën, duke mbajtur familjen e bashkuar në këto kohë të vështira.
Kim ka ndarë së fundmi disa imazhe tek një liqen ku së bashku me të ishin edhe bashkëshorti Kanye, vajza North dhe motra Kourtney.