Kim Kardashian këshillon njerëzit që të bëjnë më të mirën e mundshme, në kohën e izolimit nga pandemia COVID-19.
Kim Kardashian është këtu për t’ju kujtuar se më e mira juaj është mjaft e mirë, shkruan DailyMail.
Ylli i reality-shout, 39 vjeçe, tha për “Refinery29”, se këshilla që ajo ka për të tjerët është ‘të bëni sa më mirë që mundeni’, duke shtuar se nëse është e mundur, ata duhet të izolohen në shtëpi.
Kim, e cila është nënë e katër fëmijëve: vajzat North, gjashtë vjeç, dhe Chicago, dy, dhe djemtë Saint, katër vjeç dhe Psalmi, 10 muaj, me burrin Kanye West, 42 vjeç, diskutuan se si nuk është gjithmonë magjepsëse derisa qëndron e mbyllur.
“Ka kaq shumë ditë që nuk i laj as flokët e mia as nuk bëj dush, pasi është një lloj tjetër detyre kur tani nuk keni për t’i dërguar fëmijët nga shkolla në shtëpi”, vazhdoi ylli i “Keeping up with the Kardashians.
Ajo tregoi se si po i organizon gjërat gjatë ditës derisa po qëndron e mbyllur për të evituar mundësitë e rritjes së pandemisë.
“Flokët e mia janë rrëmujë dhe unë mendoj se kam vendosur grim dy herë, kështu që u ndjeva mirë ato ditë,” tha ajo.
Ylli televiziv, e cila muajin e kaluar dhuroi 1 milion dollarë në organizatat bamirëse për COVID-19 përmes linjës së saj SKIMS Solutionwear, tha në bisedën se North West ka qenë ‘duke drejtuar shtëpinë’ mes mbylljes, duke shtuar, ‘Unë nuk mund të largohem prej saj ; ajo po drejton shtëpinë, ose kështu mendon se po bën”.
“Me të vërtetë, është e rëndësishme të bëni kontrolle të shëndetit mendor të miqve dhe të dashurve duaj”, këshilloi Kim.
“Ju duhet të jeni më të zënë me fëmijët tuaj, jo miqtë tuaj!” tha vazja e saj, ndërsa Kim shtoi “Fakt”.
Kim thotë se ajo ka qenë e zënë kohët e fundit me mësimet rreth grimit në Zoom.