Ylli televiziv Kim Kardashian i ka bërë një dedikim emocionues bashkëshortit të saj në këtë ditë speciale.
Kim Kardashian dhe Kanye West si sot gjashtë vite më parë kishin lidhur kurorë, dhe gjatë kësaj periudhe çifti janë bërë prindër të katër fëmijëve.
Për të kremtuar këtë përvjetor ylli televiziv ka publikuar një fotografi me burrin e saj në Instagram ku i shpreh atij dashurinë me anë të një shkrimi.
“Gjashtë vite, përgjithmonë, deri në fund”, ka shkruar ajo në përshkrimin e fotografive.