Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Kim Kardashian injorohet nga Drake në koncertin e tij

nga Revista Kosovarja

Kim Kardashian i siguroi vetes biletat për një koncert të Drake, por nuk arriti të merrte as edhe një përshëndetje nga ana e tij.

Mbi artikull

Ajo ishte e pranishme në koncertin e yllit të famshëm, ndërsa po qëndronte anash – në një pjesë te barrikadat.

Reperi në një moment ishte shumë pranë themelueses së “Skims”, teksa dukej sikur nuk e vërejti fare.

Ndërkohë që Drake afrohej më shumë, Kim, 42 vjeçare, i dha atij një buzëqeshje të madhe.

Moneytizer Paragrafi 4

Në pamjet që qarkulluan në internet, 36 vjeçari nuk dha ndonjë shenjë, t’ia ketë kthyer nënës së katër fëmijëve.

Kjo ka lënë të nënkuptohet që ai e injoroi atë dhe se ky moment tani është bërë viral në rrjete sociale.

“Kim Kardashian u injorua nga Drake në koncertin e tij”, ka shkruar një fans.

“A duhej të bënte diçka Drake?”, tha një tjetër përdorues i rrjeteve sociale. “Ai e dinte që do të bëhej virale, ndoshta për këtë e bëri”, theksoi një tjetër.

Kim ndër tjerash ishte akuzuar më parë nga ish-bashkëshorti i saj, Kanye West, për lidhje të shumta, përfshirë këtu edhe me Drake.

Ish-çifti që kanë fëmijë North, Saint, Chicago dhe Psalm, u ndanë zyrtarisht në shkurt 2021, duke i dhënë fund martesës së tyre gjashtëvjeçare.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]