Kim Kardashian erdhi e ‘nxehtë’ në imazhet e reja.
Ylli televiziv Kim Kardashian javët e fundit është komentuar pafund për divorvcin nga Kanye West.
Por, pavarësisht problemeve që mund të ketë në familje, ajo nuk po e ndal punën në biznesin e saj.
Bukuroshja së fundi ka realizuar një fotosesion të ri, prapaskenat e të cilit i ka ndarë me ndjekësit në rrjete sociale.
E veshur me të brendshme dhe ulur mbi një tavolinë plot me fruta, Kim dukej provokuese, teksa po i hidhej mjaltë në fytyrë.
Në disa video të tjera, Kim shfaqet me flokë të lëshuara teksa po bënte lëvizje joshëse mbi një shtrat të mbuluar me petale lulesh.