Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Kim Kardashian prezanton gjyshen e saj moderne

nga Revista Kosovarja

Super ylli Kim Kardashian, po vazhdon të qëndrojë e karantinuar në shtëpinë e saj në Los Angeles.

Mbi artikull

Ajo po tregohet shumë aktive gjatë këtyre ditëve në rrjetet sociale, duke ndarë me fansat imazhe të ndryshme nga përditshmëria, apo edhe duke i këshilluar që të qëndrojnë të qenë në këtë kohë pandemie.

Së fundmi, 39-vjearja publikoi një fotografi me dy nga personat më të dashur të saj dhe si rrallë herë, ka prezantuar para kamerës gjyshen e saj.

Në këtë fotografi të ndarë me 166 milionë ndjekësit e saj në Instagram, Kim shfaqet duke pozuar pranë nënës së saj, Kris Jenner, dhe gjyshes, Mary Jo Campbell.

Moneytizer Paragrafi 4

Që të trija duken bionde në këtë fotografi, ndërsa kanë marrë pëlqime dhe komente të shumta nga ndjekësit e Kimit.

“Femrat e mia të preferuara. Fakt qesharak, gjyshja ime ka një llogari të mërzitshme të IG për të parë se çfarë bëmë ne të gjithë”, shkroi Kardashian në mbishkrimin e kësaj fotografie.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]