Kim Kardashian nuk dëgjon për komentet rreth lidhjes së saj me Kanye West dhe vazhdon ta shijojë jetën.
Ajo së fundi ka realizuar një set fotografik, ku shfaqet e veshur kokë e këmbë nga brendi i njohur “Balmain”.
Në veshjen e ngushtë, edhe këtë herë Kim kishte vënë në plan të parë linjat trupore, ndërsa kishte kapur gjysmën e flokëve lart.
Me këtë veshje, ajo kishte kombinuar edhe maskën, ndërsa dukej tejet joshëse dhe u komplimentua nga ndjekësit.
https://www.instagram.com/p/CFdUG4AAkGo/?utm_source=ig_embed
Kjo paraqitje e yllit televiziv vjen pas fotografive atraktive që i solli nga plazhi, të cilat i kishte realizuar në mesnatë.
Kim Kardashian edhe këtë herë vazhdoi të dëshmojë se nuk ka konkurrencë.