fbpx

Kim Kardashian shpallet “Mashkulli i vitit”, por si ndodhi e gjitha kjo?

nga Revista Kosovarja

Po po e patë mirë në titulll!

Kim Kardashian është shpallur Mashkulli i vitit nga revista GQ, ku u shfaq në kopertinën e re të revistës, e veshur me kostum, me flokët e lagur, makeup sa më natyral dhe një qese Cheetos në duar.

“Përshëndetje! Unë jam mashkulli i vitit në GQ!” shkroi Kim Kardashian në Instagram duke publikuar edhe disa foto me një stil mashkullor.

Teksa foli për karrierën e saj, ajo tregoi dashurinë e saj për sipërmarrjen dhe atë që mësoi nga babai i saj, avokati i ndjerë Robert Kardashian Sr.

Kohët e fundit, marka e Kim, Skims, lançoi produktet e para të veshjeve për meshkuj.

Ajo shpjegoi për revistën se “interesimi” i saj për veshjet e meshkujve ishte frymëzuar nga babai i saj, i cili vdiq në vitin 2003 në moshën 59-vjeçare.

 


Të ngjashme

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]