Kim Kardashian ka sjell imazhe të reja e veshur me bikini në llogarinë e saj në Instagram nga një fotosesion i fundit mahnitës teksa zbulon një “ëndërr të realizuar”.
41-vjeçarja dhe themeluesja e ‘Skims” ka qenë në krye të revistës “Vogue” prej vitesh, por paraqitja e saj e radhës për një tjetër revistë po i çon gjërat në një nivel tjetër.
Në fillim të kësaj jave, Kim zbuloi se është kryesuese e revistës ikonike ‘Sports Illustrated”, në numrin e vitit 2022 që do të dalë në shitje më 19 maj.Ylli i Hulu mahniti me format e saj të famshme trupore, natyrisht duke veshur koleksionin e bikineve nga marka e saj “Skims” për kopertinën.
Që nga debutimi i lajmit, Kim është rikthyer për një galeri fotosh të reja me rrobave të banjës, të cilat me shpejtësi kanë grumbulluar pëlqime në Instagramin e saj.
Galeria e gjerë përfshinte disa poza të ndryshme në bikini ku ajo shihet mes një ambienti në xhungël dhe me një motoçikletë.
“Ëndërr e bërë realitet”, ka shkruar Kim në mbishkrimin e imazheve të ‘nxehta’.