Kim Kardashian ka pozuar së fundmi për kopertinën e revistës “Time”.
Kim pranoi se zakonisht shpenzon orë të tëra çdo javë duke provuar produktet e markës së saj.
Kardashian thotë se ajo ka provuar rreth 7,000 veshje që nga fillimi i ndërmarrjes.
Ajo që mund të befasojë fansat dhe kritikët e saj është se ylli televiziv deklaroi në intervistën e dhënë revistës: “Unë kam ende sindromën e mashtruesit [e njohur edhe si Sindroma Imposter] ose çfarëdo tjetër, por mendoj se kjo është pjesë e asaj që më mban”.
Ajo e ka kthyer këtë shtysë në themelimin e dy bizneseve të tjera, “SKKN”, si linjë për kujdesin e lëkurës dhe “SKKY”, një kompani investimi.