Kim Kardashian këtë herë tërhoqi vëmendjen me gjoksin e saj, derisa sipas disa raporteve burri i saj Kanye West ka dorëzuar dokumentacionin e nevojshme për të garuar për president të SHBA’ve.
Kim Kardashian ka ndarë një foto joshëse në Instagram të mërkurën ku figura e saj ishte në qendër të vëmendjes.
Nëna e katër fëmijëve kishte veshur një korse që kishte detyrën e dyfishtë të theksonte gjoksin dhe belin e hollë.
Ndërkohë, raportohet se burri i saj ylli i skenës Kanye West si duket ka ndërmend të vazhdoj me fushatën e tij për president duke dorëzuar dokumentacionin e duhur tek Komisioni Federal i Zgjedhjeve.