Kimete Berisha armën më të fortë të saj e ka kritikën. Shkruan në mënyrën e saj: pak gazetari, pak koment, pak folklorizëm e pak patetizëm.
Kjo është Kimetja, e cila megjithatë nuk provokon vetëm me shkrimet e saj në “Facebook”, por edhe me shumë fotografi që i publikon kohë pas kohe, shkruan “Kosovarja”.
Në këto foto, Kimetja shfaqet si “supër pjeshkë”, nga ato pa lesh, pa rrudha e pa asnjë behane. Foto të përpunuara pak si shumë.
Dikush ka thënë: “Askush nuk e vë re se ikën rinia, por të gjithë e ndjejnë kur ajo ka ikur”. Po, Kimetja?

/Kosovarja/
