Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Kivanç Tatlitug dërgohet në spital, del përgjigja e testit

nga Revista Kosovarja

Aktori turk Kivanç Tatlitug është dërguar në spital pas dyshimeve se është prekur nga Koronavirusi.

Mbi artikull

Aktori ishte vetëkarantinuar me bashkëshorten e tij në një shtëpi në fshatin Kemerburgaz, por vetëm pak ditë pasi ishin zhvendosur aty, Kivanç nuk është ndjerë mirë dhe e kanë dërguar në spital.

Dyshimet e para kanë qenë për koronavirus dhe aktorit i është bërë testi.

Ai bëri një deklaratë për fansat duke i treguar çfarë ka ndodhur. “Përshëndetje të gjithëve, unë dhe bashkëshortja ime ishim mbyllur në shtëpi për 15 ditë.

Moneytizer Paragrafi 4

Megjithatë pas disa ankesave të mia, erdha në spital dhe mjekët më morën nën vëzhgim. Ju lutem mos u shqetësoni. Po pres përgjigjen e testit”, shkroi aktori dhe në një postim të dytë tregoi se testi i kishte dalë negativ.

“Erdha në spital sepse kisha temperaturë të lartë dhe kollë, kam pneumoni në një zonë të mushkërive. Mora trajtimin dhe mësova se përgjigja për testin e Covid-19 ishte negative”, shkruan Tatlitug.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]