Jemi në mesin e Shoqërisë kulturo-artistike “ Mehmet Riza” të fshatit Isniq, aty, tek në atë midis të rinjsh e të rejash, është edhe një vashë që të tërheqë vëmendjen për zërin e saj kumbues, që e shoqëron me çiftelinë e vet, për lojën plot ndjenja që e ka mësuar nga më të vjetrit, e që flet për të kaluarën e kësaj treve…. Është kjo Syzana Tahirsylaj, brucoshja e Fakultetit Filozofik, e cila që në këtë moshë me këngët e saj u bë e njohur gjithandej .
Kështu shkruan gazetari në intervistën e bërë me te, të publikuar në revistën tonë para shumê vitesh .
Tek publiku, aderuesit e saj të shumtë mbeten të gjalla, të paharruara këngët e saj ‘A m’je yll, a m’mje hënë’, ‘Hymni i Flamurit’, ‘ Zemra-zemrës’ , ‘Kamer Loshi’ , ‘N’drrasë të vekut kush po qanë’ etj , të cilat sot këndohen edhe nga këngëtarët tjerë.
Syzana , ka vite që e ka lënë muzikën, por nuk ka pasur sesi të shkëputet komplet nga ajo, pasi lidhja e të bijave me këngën është e pandarë.
Është nënë e katër fëmijëve. Nënë e dy emrave të njohur të skenës artistike, e Norës dhe e Era Istrefit, që kanë pushtuar tregun muzikor në vend dhe përtej.
Syzana, sot jeton e vepron në Prishtinë. Punon në sektorin e muzikës në “RTK”
Rrallë duket në rrugët e qytetit, por edhe sot tërheqë vëmendjen si vajzë e re, me stilin e elegancën e saj të veçantë /Kosovarja/