Një grua 67-vjeçare ka vdekur në fshatin Kuk të Dragashit mëngjesin e të hënës. Viktima dyshohet se kishte shenja dhune në trup, prandaj trupi i pajetë i saj është dërguar për obduksion për zbardhjen e shkaqeve të vdekjes.
Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se viktima është Saime Abdyli.
Prokuroria e Prizrenit është në pritje të raportit të IML-së për të vepruar tutje, ndërkohë janë intervistuar anëtarët e familjes së viktimës.
Kryeprokurori Admir Shala ka konfirmuar se më 21 dhjetor të këtij viti Prokuroria ka ngritur aktakuzë kundër gruas së vëllait të viktimes dhe djalit të gruas së vëllait për “dhunë në familje”, përkatësisht dhunë psikologjike ndaj viktimës.
Shala shton se viktima kishte jetuar në shtëpinë e vëllait dhe nuk kishte përkujdesje ndaj saj.
Theksojmë se rasti në polici është hapur si vdekje e dyshimtë.