Festë e zymtë për Vitin e Ri është edhe në familjen e Jakup Krasniqit. Kjo, në vitin e dytë me radhe që ish zëdhënësi i UCK-së po mbahet në Hagë.
“Familjet këto momente i presin me gëzim, sado halle brenga që kanë, ka momente që njerëzit i harrojnë dhe dojnë me festu festa të tilla bashkë. Mungesa e tyre e zbeh shumë edhe gëzimin edhe festat e fundvitit, edhe ato ëndrrat që njerëzit mund të kenë për të ardhmen. Është ky realitet si është”, thotë Dardan Krasniqi, nipi i Jakup Krasniqit.
Natën e ndërrimit të moteve gjithmonë e ka pritur së bashku edhe familja Gucati.
Por, njësojë nuk ka ndodhur tash e dy vjet, kur Hysni Gucati po përballet me akuzat e Speciales.
“Njeri me kanë ap prindin, djalin pa bashkëshortin, është shumë e vështirë. Pasi ai bashkë me shokët e tij, me clirimtarët e tjerë luftuan dhe lanë edhe gjymtyrët e trupit vetëm që na ta gëzojmë lirinë. E sot të mos festojmë bashkë me ta është me të vërtetë shumë e vështirë”, deklaron Musli Gucati.
Përderisa krerët e UÇK do ta vazhdojnë betejën me drejtësinë e Speciales edhe në vitin 2022, në shtëpitë e tyre vazhdojnë të valojnë flamujt e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.