Brad Pitt është një prej ikonave të aktrimit i konsideruar prej vitesh si mashkulli më seksi në botë. 56-vjeçari është i njohur më së shumti për rolet e tij të aktrimit të cilat zakonisht theksojnë fizikun dhe nofullën e tij të përsosur.
Por, padyshim edhe jeta e tij është në fokusin mediatik. Lajmi që Brad Pitt është në një lidhje të re dashurie me modelen gjermane, Nicole Poturalski bëri bujë gjitha andej nëpër botë.
Mirëpo historia është shumë më e thellë se sa thjeshtë një lidhje e zakonshme dashurie., kjo pasi modelja thuhet se është e martuar dhe nënë e një fëmije.
Sipas mediave të huaja thuhet se Brad ka takuar bashkëshortin e Nicole, Roland Mary, në 2009-ën teksa xhironte filmin Inglorious Bastards në Gjermani, aktori atë kohë frekuentonte restorantin e tij për tu rikthyer përsëri në 2019-ën kur edhe u takua me Nicole dhe mbajti kontaktet më të.
Në anën tjetër bashkëshorti i modeles, Roland ka qenë i martuar disa herë dhe ka 5 fëmijë dhe lidhja me të dashurën e re të Pitt ka qenë gjithnjë një marrëdhënie e hapur.
27 vjeçarja ka një djalë 7-vjeçar me bashkëshortin 68 vjeçar, dhe kjo nuk po e pengon fare që të kalojë pushimet e verës në jug të Francës me Brad Pitt ku edhe u “kapen mat” nga paparacit ditë më parë.