Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Kjo është emigrantja kosovare që sot është pilote e Ushtrisë Amerikane

nga Revista Kosovarja

Shqiptarja nga Kosova, Valdete Mehanja, ka një histori jete të jashtëzakonshme. Familja e saj u bë refugjate lufte gjatë konfliktit në Kosovë dhe përfunduan në kampet e refugjatëve në Gjermani.

Mbi artikull

Pas çlirimit u kthyen në atdhe, por përvoja i kishte lënë një përshtypje të jashtëzakonshme Valdetes e cila vendosi të angazhohej për të kontribuar për njerëz e popuj të tjerë që kalonin vuajtje të ngjashme. Ajo u angazhua si vullnetare e OKB-së në zona konfliktesh me refugjatë.

Në vitin 2004, u punësua si kontraktore nga Shtetet e Bashkuara dhe u vendos në Irak e më vonë në Afganistan. Ishte aty që i lindi dëshira për një karrierë ushtarake dhe për fluturimin.

Në 2010, ai nisi ta bënte këtë ëndërr realitet kur erdhi si studente në SHBA për të kryer studimet në Universitetin e Aeronautikës Embry Riddle, Daytona Beach, Florida.

Moneytizer Paragrafi 4

Pas diplomimit shërbeu në disa formacione të Ushtrisë Amerikane si dhe iu bashkua në programit (MAVNI) që angazhohet për interesa jetike kombëtare amerikane.

Sot, refugjatja nga Kosova është Lejtënante e Dytë e ushtrisë amerikane dhe po përgatitet si pilote e helikopterëve Black Hawk.

Në korrik, Këshilli Amerikan i Emigracionit e nderoi me Çmimin e Trashëgimisë Amerikane, që e kanë marrë edhe figura si Gjenerali Colin Powell, Senatori i Amerikës Daniel Inouye, dhe shkrimtarja e aktivistja Gerda Weissman Klein.

Valdetja përkrah studimeve dhe shërbimit në ushtria ka gjetur gjithmonë kohë për të ndihmuar kauzën e emigrantëve në SHBA.

Njihuni me Valdeten, emigranten shqiptare që u bë oficere e lartë

Valdeta Mehanja ia ka përkushtuar jetën përparimit të Shteteve të Bashkuara. Për arsye se nuk u dorëzua kurrë dhe sepse njerëzit që e ndihmuan nuk hoqën dorë kurrë, Valdeta Mehanja realizoi ëndrrën e saj për t’u bërë nënshtetase amerikane, një oficere e lartë e komisionuar dhe tani po stërvitet që të bëhet pilote e Black Hawk”, tha me rastin e dhënies së dekoratës, Beth Werlin, drejtoresha ekzekutive e Këshillit Amerikan të Emigracionit.

Valdete Mehanja i është mirënjohëse Amerikës që çliroi vendlindjen e saj dhe shpëtoi popullin e saj. Tani, është ajo që punon për ta bërë Amerikën më të fortë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]