Loredana Zefi din mjaftë mirë se si të qëndrojë në krye të medieve rozë, duke bërë paraqitje interesante e mjaftë të habitshme.
Fytyrat publike jemi mësuar ti shohim të kuruara deri në detajin e fundit, e kjo e fundit duket se nuk e ka problem aspak të shfaqet natyrale, shkruan “Kosovarja”.
Veshjet firmato, veturat luksoze dhe shëtitjet që ajo i bën tregojnë qartë që ajo posedon një pasuri të madhe, të cilën e ka fituar duke iu përkushtuar muzikës.
Çdo këngë e saj shndërrohet në hit, duke u dëgjuar edhe në vende Evropiane, ku shpesh kryeson e para në lista.
Kjo famë e madhe e ka bërë edhe më të guximshme, të shfaqet ashtu si e ka bërë nëna.
Duke fotografuar fytyrën nga afër me shenja e anke, ajo u tregua mjaftë dëshpëruese, ku dallon shumë nga imazhet që pozon me grim të rëndë.
E vërteta qenka se grimi po e bën të dallojë si nata me ditë, ë?/Kosovarja/