Kjo është gruaja dhe djemtë bineqë që la pas Agonis Tetaj

nga Revista Kosovarja

Ishte viti 2018 kur i riu nga Deçani, Shaban Gogaj shtiu me armë drejt Agonis Tetajt duke e lënë të vdekur në vend.

Pas tri vitesh familjarët e kanë rihapur rastin, për arsye se avokati Besnik Berisha dhe Prokurori Agron Uka, e kanë ricilësuar nga ‘vrasje me planifikim’ në ‘vrasje nga pakujdesia’.

Ishte babai i Agonisit ai që çoi në këmbë të madh e të vogël, duke kërkuar drejtësi për rastin e djalit, meqë rast publikoi edhe video nga momenti i vrasjes.

Rasti i Agonisit, i preku të gjithë, në veçanti familjen e tij, gruan e dy djemtë bineqë të cilët fatkeqësisht po rriten tash e tri vite pa baba.

Akoma më e dhimbshme është se sistemi i drejtësisë në Kosovë po ua shton dhimbjen familjarëve me padrejtësitë kundrejt tyre./Kosovarja/

 

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]