fbpx

Kjo është gruaja që dyshohet se i dha fund jetës në lagjen Bregu i Diellit

nga Revista Kosovarja

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në një familje në Prishtinë, ku në një banesë në rrugën ‘Afrim Zhitia’ një grua ka humbur jetën tragjikisht. Sipas informacioneve të para, viktima dyshohet se i ka dhënë fund jetës brenda banesës, raporton Gazeta Sinjali.

Siç merr vesh Sinjali, viktima që vdiq tragjikisht është Shadije Rexhepaj, rreth moshës 43-vjeçare.

Viktima u gjet e varur dhe vdekjen e saj e ka konstatuar ekipi mjekësor që intervenoi në vendin e ngjarjes pasi rasti u denoncua.

Njësitë policore kanë kryer ekzaminimet e nevojshme, teksa akoma nuk dihet motivi dhe rrethanat e tjera të rastit.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, kanë nisur hetimet për zbardhjen e rastit.

Sinjali do të iu mbajë të informuar me detajet e reja.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]