Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Kjo është letra që Mustafa ua dërgoi anëtarëve të Këshillit të Përgjithshëm për koalicion me AAK-në e NISMËN

nga Revista Kosovarja

Në Lidhjen Demokratike të Kosovës kanë nisur debatin rreth një qeverie të drejtuar nga ta, e me partnerë tjerë, jo PDK-në dhe VV-në.

Mbi artikull

Ndonëse presidenti i vendit, Hashim Thaçi po komunikon me letra me kreun e VV-së, Albin Kurti në lidhje me mandatarin e Qeverisë, në taborë tjera kjo duket se është vetëm procedurë derisa të vjen radha e tyre.
Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa gjatë ditës së sotme u ka dërguar nga një e-mail secilit prej anëtarëve të Këshillit të Përgjithshëm të partisë.

Reporteri ka siguruar kopjen e letrës, përmes së cilës Mustafa ka kërkuar nga anëtarët e KP-së që deri më datë 14 prill të përcaktohen nëse janë për apo kundër një koalicioni me AAK-në e Nismën si dhe minoritetet.

“Në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm vitin e kaluar, në të cilën kemi diskutuar për koalicionet qeverisëse, kishim preferuar të bëhen përpjekje për koalicion pas zgjedhor me Lëvizjen Vetëvendosje. Këshilli u shpreh kundër një koalicioni LDK-PDK. Nuk ishte shprehur kundër koalicionit me AAK dhe me Nismën si dhe me partitë që përfaqësojnë komunitetet jo shumicë. Meqenëse situata ka ndryshuar, kemi nevojë të përcaktohemi për koalicion të ri, në kushtet kur mbi bazën e kritereve kushtetuese do t’i ofrohej LDK-së ta bëjë shumicën për ta themeluar qeverinë”, ka shkruar ndër të tjera Isa Mustafa në këtë letër.

Moneytizer Paragrafi 4

Kjo është kopja e letrës dërguar sot anëtarëve të LDK-së.