Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Kjo është mënyra adekuate për ti hequr qafe mushkonjat

nga Revista Kosovarja

Netët e verës janë gjithmonë shumë të bukura dhe shijojnë më shumë jashtë në natyrë.

Mbi artikull

Por nëse ka diçka që se kontrollojmë dot që por që na mërzit shumë është prania e mushkonjave.

Ama pavarësisht kësaj ka disa zgjidhje dhe janë shumë natyrale:

Hudhra: Nëse planifikoni të dilni në natyrë, shtoni hudhrën në menynë tuaj ushqyese disa ditë para se të dilni. Insektet janë të ndjeshme ndaj erës së hudhrës, të cilën e ndjejnë përmes lëkurës së njeriut

Moneytizer Paragrafi 4

Qumësht: Thumbimi i insekteve dhe djegia nga dielli do të qetësohen nëse lyhen me përzierjen e qumështit, ujit dhe kripës.

Nevojitet vetëm një sasi e vogël e kësaj përzierje në vendin e thumbimit nga mushkonja ose në vendin e djegur nga rrezet e diellit, ashtu që enzimat nga qumështi do ta neutralizojnë helmin nga insektet, ose do ta qetësojnë vendin e dëmtuar nga rrezet e diellit

Kripa: Uji i kripur po ashtu qetëson vendin e thumbuar nga insektet. Pas larjes me ujë të kripur, në vendin e ënjtur qitni një pikë vaj bimor.

Qepa: Përveç hudhrës edhe qepa në mënyrë të suksesshme largon insektet, sidomos mushkonjat dhe mushicat. Kjo është një arsye e mjaftueshme që ta përfshini qepën në menynë verore.

Lëvoret e agrumeve: Portokalli dhe limoni kanë aromë freskuese për hundën e njeriut, mirëpo për mushkonjat nuk janë aspak të këndshëm. Në losionin për trup grimcojeni lëvoren e limoni ose portokallit dhe vendoseni në pjesët e ekspozuara të trupit në mënyrë që t’i mbani sa më larg mushkonjat.

Uthulla e mollës: Receta e vjetër ushtarake për mbrojtje nga kafshimi i insekteve- tri lugë uthull molle në ditë. Ngjashëm sikurse hudhra, lëkura juaj do të prodhojë aromën e uthullës të cilën mund ta ndjejnë vetëm insektet.

Vanilja: Aroma e vaniljes i largon mushkonjat. Nëse vendosni në lëkurë disa pika të ekstraktit të vaniljes të përzier me ujë, do të kënaqeni pa u shqetësuar në ajrin e freskët të mbrëmjeve verore.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]