Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Kjo është Paulina Nushi që nuk e kursen Shpat Kasapin as për së vdekuri

nga Revista Kosovarja

Gazetarja dhe panelistja e emisionit “Zanat”, Paulina Nushi, ka reaguar sot pas lajmit të ndarjes nga jeta të këngëtarit Shpat Kasapi. Postimi i saj në rrjete sociale ka hapur diskutime, pasi Nushi nuk është ndalur vetëm te ngushëllimet, por ka sjellë në vëmendje edhe një deklaratë të vjetër të artistit.

Mbi artikull

Në reagimin e saj, Nushi shkruan se respektin ndaj Kasapit e ka humbur “kur ai kishte deklaruar se kishte ushtruar dhunë ndaj ish-të dashurës”.

Ajo kujton një intervistë të tij, ku sipas saj ai kishte treguar një qasje që normalizonte dhunën ndaj grave, duke e quajtur këtë mendësi të përhapur te një pjesë e meshkujve shqiptarë, shkruan “Kosovarja”.

Megjithatë, gazetarja thekson se lajmi për vdekjen e tij e ka tronditur, sepse, siç shprehet ajo, “është shuar një jetë e re, një baba dhe një djalë i dikujt”. Ajo i ka shprehur ngushëllime familjes së Kasapit./Kosovarja/

Moneytizer Paragrafi 4