fbpx

Kjo është reperja numër 1 sipas Feros

nga Revista Kosovarja

Genta Ismajli i mungoi skenës muzikore për një periudhë të gjatë, por tashmë ajo është kthyer fuqishëm. Projekti më i fundit që publikoi ishte bashkëpunimi me Feron, dhe që është pritur shumë mirë nga publiku. Ky projekt, i titulluar “Level Up” e solli Gentën krejt ndryshe duke u shfaqur si një repere.

Kjo i surprizoi fansat pasi ndonëse numëron një sërë hitesh, se kemi dëgjuar duke bërë rap. Ndërkohë, duket se Gentën si repere e ka pëlqyer dhe Fero pasi me një postim që ka bërë së fundmi ka treguar se është “reperja femër e tij e preferuar”.

Megjithatë, postimi i tij mund të jetë dhe një “thumb” ndaj repereve të tjera shqiptare, duke i sfiduar me Gentën. Sakaq, kujtojmë që Genta ka paralajmëruar dhe një bashkëpunim me një artist turk, por nuk ka dhënë detaje të reja.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]