Hyri fuqishëm në tregun muzikor, e nga atëherë vazhdon të mbetet si çamçakëz në gojën e të tjerëve.
Reperja e njohur nga Istogu Rina Balaj vazhdon të bëjë zhurmë me postimet e saj në rrjete sociale duke u kujdesur të sjellë eksperimente të ndryshme në pamje, por që gjithmonë duket bukur, shkruan “Kosovarja”.
Edhe pse e re në moshë, ajo e ka gjetur dashurinë më të cilin e ka zyrtarizuar lidhjen disa muaj më vonë e që nga atëherë nuk kanë munguar as publikimi i momenteve intime.
Sigurisht që fansat e tyre kanë dëshirë të dinë më shumë rreth privatësisë së tyre, duke pritur të kenë edhe fëmijë.
Edhe pse ka pasur zëra edhe më herët për një shtatzëni të bukuroshes, ajo e ka mohuar.
Edhe kësaj radhe duke ndarë një imazh në veshje të shkurtër po vërehet që ka shtuar disa kile duke zgjuar kureshtjen mos është shtatzënë.
Në mbishkrimin e imazhit ajo shkroi “Njerëz nuk jam shtatzënë, thjesht kam shtuar peshë dhe dukem më e mbushur.”
Por, athua si qëndron e vërteta?/Kosovarja/