Onkologu i njohur Ilir Kurtishi është një nga mjekët e dëshmuar në vend, ndërsa përveç profesionalizmit, ai vlerësohet edhe për raportin e afërt dhe njerëzor që ndërton me pacientët e tij.
Pacientët e tij shpesh e shprehin publikisht mirënjohjen për të, duke e uruar dhe falënderuar për përkushtimin, kujdesin dhe çasjen njerëzore që tregon ndaj tyre.
Por një tjetër dimension i figurës së Kurtishit është ai familjar.
Nëna e tij, Adile Kurtishi, ka ndarë një dedikim emocionues për të birin, duke treguar se pavarësisht angazhimeve të shumta dhe ritmit të ngjeshur të punës, ai gjen gjithmonë kohë për të kaluar momente me të.
“Djali im, në mes të gjithë vrapit dhe punëve tua të shumta, ti gjen kohë të pijmë kafen së bashku. Kjo kafe me ty është çlodhja ime më e madhe”, ka shkruar ajo.
Në mesazhin e saj, Adile Kurtishi e falënderon të birin që nuk harron familjen dhe veçanërisht nënën, pavarësisht përgjegjësive që mbart.
“Faleminderit shumë që nuk harron se ku rreh zemra e nënës. Të priftë e mbara gjithmonë. Paç bekimin e kësaj bote”, përfundon ajo.
Një dedikim plot dashuri, që sjell në pah anën njerëzore të mjekut, i cili mes përkushtimit ndaj profesionit dhe pacientëve, gjen kohë edhe për momentet më të çmuara me prindërit e tij.
