Të dyja janë fytyra mjaftë të pëlqyera nga publiku shqiptar.
Si Miriami edhe Arilena është inkuadruar në botën muzikore qysh në moshë të re, duke fituar çmime të shumta në festivale të ndryshme muzikore, shkruan “Kosovarja”.
Miriami nga Elbasani e Arilena nga Shkodra vazhdojnë të kenë një miqësi për lakmi, ku shpesh-herë e kanë quajtur njëra-tjetrën edhe motër shkaku i afërsisë që ndjejnë.
Në një imazh të publikuar së fundmi nga Arilena ajo ka shkruar “më shoqen më të mirën” duke pozuar njësoj me një buzëqeshje të lehtë në fytyrë.
E jo më kot ky imazh e dëshmon që vërteton ngjasojnë në pamje dhe po duken si të ishin binjake, apo?/Kosovarja/