Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Kjo lagje e Prishtinës që 11 orë pa rrymë elektrike

nga Revista Kosovarja

Banorët e lagjes “Bregu i Diellit” në Prishtinë kanë mbi 11 orë pa energji elektrike për shkak të punimeve që po bëhen aty.

Mbi artikull

Shumë prej tyre janë ankuar se kanë mbetur në errësirë edhe pas kohës kur ishte paraparë të rikthehej energjia elektrike në këtë lagje.

Banorët ishin njoftuar nga KEDS-i se për shkak të punimeve do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike nga ora 09:00 deri në orën 21:00, mirëpo ende rrymë nuk ka.

“TS 110/10(20)kV Prishtina 7 do të ndërprehet:
Dalja 10 kV J11 Matiçani (Kodi: 19000041) prej orës 09:00 deri në ora 21:00
Vendet: TS Mati 1, 2, 3, 4, Zllatar dhe TS Rezervuari 4.
Arsyeja e ndërprerjes: Punimi i lidhëseve dhe vendosja e kioskës së re.” thuhet në njoftimin e KEDS.

Moneytizer Paragrafi 4

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]