Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Kjo lagje e Prishtinës që tre ditë pa rrymë

nga Revista Kosovarja

Banorët e rrugës “Vlora” në Kodrën e Trimave në Prishtinë janë në hall me energjinë elektrike.

Mbi artikull

Banori i kësaj lagje Driton Krasniqi, ka bërë të ditur për IndeksOnline se që tri ditë nuk kanë rrymë. Ai ka thënë se e gjithë lagjja e kanë lajmëruar KEDS-in, po që kanë marrë përgjigjen e njëjtë.

IndeksOnline ka kontaktuar zëdhënësin e KEDS-it, Viktor Buzhalën, i cili ka thënë se në këtë lagje kanë energji elektrike, por mungon një fazë.

“Ekipet janë në terren duke ndërruar vazhdimisht siguresa. Por pasi që po ngrohen të gjithë me energji elektrike, përfshirë edhe shtëpitë e mëdha, kjo po krijon ngarkesa të vazhdueshme dhe po i pëlcasin siguresat”, ka thënë Buxhala.

Moneytizer Paragrafi 4